Lulzim Basha ka komentuar sërish incidentin që ndodhi në ambientet e një prej konvikteve të djemëve në Qytet Studenti, ku kryeopozitarit iu kërkua nga sportelistja e godinës që të largohej nga ato ambiente.

Gjatë një bashkëbisedimi në ‘Facebook’ me qytetarët, Basha teksa i është përgjigjur një studenteje për ngjarjen në fjalë, tha se frika dhe kërcënimi janë arma e fundit e kësaj qeverie. Mes të tjerash ai tha se nuk ishte faji i punonjëses së konviktit, pasi sipas tij ajo kishte marrë urdhër nga lart dhe se ishte e terrorizuar.

“Unë do e vazhdoj turin tim. Nuk ka askush dhe asgjë që të më bëjë mua të ndryshoj këtë që kam zgjedhur, që t’ju takojë juve. Më vjen keq për atë zonjën, se e bëri me urdhër nga lart. Ishte e terrorizuar. Në atë vend ku ra komunizmi, pamë një shfaqje të paimagjinueshme. Kryetari i PD pa gjendjen studentëve. Është një sjellje e turpshme, jo për zonjën, por për ata lart. Ti vënë gishtin kokës, se mua s’më ndalin dot. As bashkëpunëtorët e mi. Frika dhe kërcënimi janë armët e fundit të këtij regjimi. Janë shenja e qartë se po ju vjen fundi. Ndaj unë do e vazhdoj turin në universitet. Sa i takon mësimdhënies, uroj që të kem mundësi, por si fillim të bëjë diçka që të ndryshojë fatin tuaj në të mirë të këtij vendi.”, tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb