Delegati i ndeshjes Vllaznia-Laçi, Alban Tafaj gjeti të dëmtuar makinën e tij pas ndeshjes së luajtur në Shkodër. Nuk ka munguar pas sfidës as reagimi i Presidentit të shkodranëve, Alban Xhaferri.

“Nuk marrim përgjegjësi kur makina lihet në parkim privat. Erdha për të reaguar sepse i respektojmë delegatët në maksimum duke ditur traditën e qytetit por duhet të kemi kujdes me deklarata sepse një person që ka urrejtje personale a ku di unë çfarë hallesh ka, nuk mund të akuzojë klubin. Kaq kisha unë edhe prandaj dola këtu.

Distancim nga dhuna? Unë e dënoj fuqishëm por janë gjërat që ndodhin privatisht dhe ne nuk ruajmë makinat e secilit. Nëse është në stadium, kemi përgjegjësinë tonë për t’i dalë për zot për sa kemi mundësi sepse kemi tifozeri të zjarrtë. Nuk ishte në kuadrin e sportit deklarata e tij. Klubi inekzistent, nuk e kuptova. Ku ka pasur probleme mu duk tendencioze e prandaj erdha këtu sepse duhet të përgënjeshtroj diçka që nuk është e klubit. Ju keni qenë në Shkodër dhe e dini mikpritjen. Jemi për të promovuar futbollin. Jemi për të mirën për të gjitha dhe respektojmë garën”, tha Xhaferi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: