Analisti Arjan Vasjari ka komentuar mbrëmjen e sotme incidentin që ndodhi pranë zyrave të FRD-së, dhe reagimin e presidentit Ilir Meta me policët bashkiakë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, në ‘News24’ Vasjari deklaroi se nuk i pëlqeu reagimi i Metës, ndërsa theksoi se një president nuk mund të operojë përmes shantazhit.

“Këto janë gjëra që kanë ndodhur, dhe do të ndodhin kudo. Kur ne ndërtojmë një analizë mbi një ngjarje, dy apo sa janë këto, duhet ta ndërtojmë mbi kontekstin. Nëse marrim parasysh kontekstin ku demokracia është jofunksionale, themi; jo opozitë që është kaq kohë larg sistemit, padyshim që mund të ishte e tensionuar situata. Duke marrë parasysh që vijën nga një konflikt politik i pashembullt, them se jemi në klimë të qetë. Të kthehemi tek qëndrimi i presidentit. Ti më kërkove që unë qëparë dhe unë s’mund ta lidh këtë me sondazhin. Unë se marr fare këtë. Presidenti e ka detyrë demokratike, detyrim kushtetues që të kujdeset për zgjedhjet. Por ka disa gjëra. Së pari ai duhet të jetë nga pikëpamja kushtetuese duhet të jetë një institucion sipër-partes, të jetë (kreu i familjet). Reagimi i tij nuk është se më pëlqeu. Ai e ka detyrim kushtetues të kujdeset për zgjedhjet. Por me rëndësi është dhe toni që përdor. Një president nuk mund të operojë përmes shantazhit. Madje një pjesë atje tek FRD unë u ndjeva keq se nuk mund t’i thuash një polici; Do të marr të fus në burg.”, tha Vasjari.

Balla: Mendo që një nga ata policët të reagonte, të godiste. E imagjinoni ca situate të ishim sot

Vasjari: E imagjinoj dhe se ça situate të ishim sot. Por s’më la shije të mirë. Disa standarde duhet t’i ruajmë patjetër për zgjedhjet. Pasi nëse shkojmë në 25 prill me njolla gjaku dhe dhunë, do ishte dramatike. Por instrumentet e përdorura atë ditë si bëjnë nder jo vetëm figurës së tij, por dhe presidenti të Republikës. Imagjinoni ose harrini që të mendoni një president të bëjë atë që u bë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb