Kryeministri Edi Rama ka dalë për mediat lidhur me indeksin e demokracisë nga njësia e inteligjencës së prestigjiozes ‘’The Economist’’.

Rama deklaron se Shqipëria nuk hyn më tek regjimet hibride, ashtu si vendet e tjera të rajonit, por hyn tek demokraticë me të ‘meta’, ku ndodhen dhe vendet e BE dhe SHBA.

Ai thotë se për këtë ngjitje vlerësohet qeveria shqiptare, për reformat demokratizuese, veçanërisht për Reformën Elektorale që është arsye kryesore sipas kryeministrit.

”Ditë e mirë për bashkëbisedim me ju, mund të bëni pyetje mbi temën kryesore. Në bvlerësimin e fundit të raportit prestigjioz, indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së ‘’The Economist’’ Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht kapërcim.

Ka dalë nga kategoria regjim hibrid, për në një kategori më të lartë. Faktikisht ën 2006 Shqipëria ka figuruar përherë të parë në renditjen e The Economist. Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demorkacisë ka qenë në rënie.

Vetëm pas 2013, dhe kjo ështëe verfikiueshem, mund të shihni grafikun ka nisur ngjitja e qëndrueshme. Ai i 2020 që ccuditërisht që ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve të portaleve, socialeve, pasi janë kryesisht për aplikime.

Sjell atë që thashë, kalimi në kategori tjetër të klasifikimit të zhvillimit të demokracisë. Jemi futur në kalsë sipas indeksit, me shtetet e BE dhe SHBA.

Vendet e tjera të rajonit si Bosnja, Mali i zi, Maqedonia renditen ende tek regjimet hibride.

Futemi tek Italia, me një demokraci më të zhvilluar ku respektohen të drejtat e liritë themelore të njeriut. Paccka se vijmë nga më poshtë, po s’jemi më mirë se ata dhe kjo s’hyn në mënyrën time të menduarit. Por duke qenë se përmirësimi në indeks na bën ndër të paktat që kemi përmirësim. Të tjerat kanë stabilitet të lartë, ndërkohë shumë vende të tjera kanë përkeqësim sidomos gjatë pandemisë.

Dhe akoma më e bukur, për të bërë një vlerësim me ndihmë e një arbitri objektiv, dhe për të parë kontrastin mes bolorisë së këtushme dhe zallahisë këtu nga tymi e nga balta, vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese nxitjen e zhvillimt të vendit, dhe reforma elektorale, aq shumë e mallkuar nga një palë, apo 2-3-5 palë vendas e të huaj, konsiderohet një nga arsyet kryesore të përmirësimit. Shqipëria me reformën, thelbësisht me çmontimin e formulës së vjetër, dhe standardizimin e koalicioneve si në çdo vend të OSBE, ka hyrë në klasë tjetër.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb