Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar indeksion e Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2020 që shënoi nivelin më të ulët të besimit të bizneseve amerikane te ekonomia shqiptare që nga 2012.

Znj.Kim thotë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.

Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.

STATUSI NGA AMBASADORJA E SHBA
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb