Të paktën 37 pasagjerë kanë mbetur të vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një kanal. Ngjarja ndodhi në Madhya Pradhesh, në Indinë Qendrore.

“Deri më tani kemi gjetur 37 trupa dhe i kemi dërguar në morg, për veprime të mëtejshme. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar”, tha kryeinspektori i policisë, Dharmaveer Singh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Sipas mediave të huaja, autobusi që po transportonte më shumë se 50 pasagjerë u zhyt në kanal afërsisht në orën 7:30 të mëngjesit. Fatmirësisht shtatë persona janë shpëtuar raportojnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb