Qeveria indiane njoftoi sot për fonde të konsiderueshme në buxhetin e saj vjetor me qëllim forcimin e sektorit të e bujqësisë dhe iniciativat për të rritur fuqinë blerëse të qytetarëve, por ekonomistët deklaruan se kjo gjë nuk do të çojë në rritjen nevojshme të ekonomisë.

Ekonomia indiane po kalon një ngadalësim të madh, ku Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), u ul në 5%, shifra më e ulët në një dekadë. Buxheti i ministres së Financave, Nirmala Sitharaman për vitin 2020-2021, pritet të japë masa për zgjidhjen e krizës.

Viti financiar i Indisë zgjat nga muaji prill deri në mars.

Bujqësia dhe sektorët aleatë, në të cilët janë të angazhuar më shumë se 50% e popullsisë së Indisë morën një fond prej 2,83 trilionë rupish (rreth 39,82 miliardë dollarësh).//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb