New Delhi merr frymë dhe qielli bëhet i pastër. Në muajin që sapo u mbyll kryeqyteti indian ka regjistruar në fakt nivelin më të ulët të ndotjes prej 5 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të shpëndara nga CPCB, Central Pollution Control Board, Instituti qëndror i kontrollit të ndotjes, falë ‘shtetrrethimit’, të vendosur në 22 mars, me paralizimin e trafikut dhe të gjitha aktiviteteve jo esenciale, në vetëm një javë ndotja ra me 71%.

Në dhjetë ditët e fundit cilësia e ajrit ka qenë pothuajse gjithmonë e kënaqshme, me AQI, indeksi që mat grimcat e dëmshme për shëndetin, mes 51 dhe 100. Në një ditë ai arriti edhe rekordin pozitiv të një AQI nën 50. Kushtet e jashtëzakonshme klimatike shtuan rënien drastike të trafikut. Në Mars shirat ishin shumë më intensive se mesatarja, më i larti që nga viti 1901 dhe i dyti që nga 2015.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb