Të paktën 10 persona humbën jetën në Himalajet indiane në shtetin verior të Uttarakhand, sipas njoftimit të bërë nga policia sot pasi një ortek zhduku një grup alpinistësh dje në një lartësi prej 4880 metrash. 18 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

“Ekipet e shpëtimit gjetën vetëm 10 trupa”, tha policia në Twitter, duke shtuar se 14 persona u shpëtuan. Shpëtimi u pezullua mbrëmë për shkak të motit të keq.

Grupi përbëhej nga studentë dhe instruktorë nga një institut lokal i alpinizmit, Instituti i Alpinizmit Nehru.

(Ansa/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb