India regjistroi 4 077 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 311 170 infektime të reja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri total i rasteve ka arritur në 24, 68 milionë, ndërsa vdekjet nga virusi në 270 284.

Vendi, i cili është përfshirë nga vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19, ka raportuar nën 400 000 infektime ditore në ditët e fundit.

Rritja e madhe e rasteve ka shkaktuar që shumica e shteteve të përballen me problemin e furnizimit me oksigjen në spitale.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën theksoi se vala e dytë është “duke u stabilizuar”.

India aktualisht po vaksinon të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç. Por shtetet ankohen për mungesë të vaksinave, kurse ekspertët fajësojnë zyrtarët qeveritarë të cilët nuk morën parasysh sasinë e vaksinave kur u njoftua muajin e kaluar se do të vaksinohen të gjithë qytetarët 18 vjeç e më lart.

Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 180 milionë doza janë administruar/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb