Rreth 13 milionë persona që jetojnë në megapolin e Bangalores dhe mjediset e saj janë rikufizuar sot, njekur menjëherë nga 125 milionë banorët e shtetit të Biharit, me shpresën për të frenuar epideminë e shkaktuar nga koronavirusi që ka goditur Indinë.

Pas vendosjes së një kufizimi në shkallë kombëtare në fund të marsit, Nju Delhi e hoqi atë në fillim të qershorit, por rikufizimet lokale dhe masa të tjera shëndetësore u rritën me iniciativë të autoriteteve lokale në këtë vend me 1,3 miliardë banorë.

Kombi i dytë më i populluar i planetit numëron 23 727 të vdekur për 906 752 raste me COVID-19, shifra në rritje të shpejtë.

Specialistët theksojnë se piku i epidemisë nuk është arritur ende.

Nëse Bombei dhe Nju Delhi janë qytetet më të goditura nga koronavirusi, Bangalore është kthyer në një prej vatrave më të reja të koronavirusit.

Një rikufizim i urdhëruar nga qeveria rajonale hyri sot në fuqi dhe do të mbahet deri më 22 korrik.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb