INDI

Një urë këmbësorësh është shembur ne Mumbai pranë terminalit të Stacionit qëndror. Zona është bllokuar për momentin nga policia e cila po përpiqet të largojë këmbësorët për të dhënë mundësinë ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë. Kaosi ka përfshirë të gjithë njerëzit në zonë.

Aktualisht ka tre viktima, mes të cilave dy femra 35 dhe 40 vjeçare, siç raportojnë forcat e rendit dhe të paktën 34 persona të tjerë janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Ura është kontrolluar së fundmi nga Brihamumbai Municipal Corporation.
Kjo është shembja e dytë e madhe në vitin e fundit. Edhe në 2018 ura e Gokhale Road Andheri u shemb duke vrarë dy persona.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: