Të paktën 17 persona humbën jetën kur një ndërtesë u shemb pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.

Reshjet e shiut, që prej datës 18 nëntor, kanë shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe.

Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim.

Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja.

Dje herët, dhjetëra njerëz humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga ujërat e trazuara, kurse ekipet janë ende duke kryer operacionet e shpëtimit.

Zyrtarët kanë njoftuar se aeroporti lokal në Kadapi, qyteti më i prekur nga përmbytjet, do të jetë i mbyllur deri më 25 nëntor.

Qindra fshatra u përmbytën dhe shumë banorë nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb