India dhe Bangladeshi po përballen me një emergjencë të dytë pasi në më pak se 36 orë Super Cikloni Amphan. Pritet të evakuohen 2 milionë banorë nga dy shtetet pasi kulmin cikloni do e ketë në qytetin Kolkata.

Ndërkohë dy vendet janë edhe në një situatë emergjence prej koronavirusit por ‘Amphan’ është Cikloni më i madh në historinë e Gjirit të Bengalit.

Cikloni fillimisht do të vijnë nga oqeani për të shkuar në fund deri në veri të Indisë në kufi me Bangladeshin. Shira dhe erëra të forta pritet të përfshijnë Kolkatën dhe zonat përreth.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb