INDI- Përdhunimi i dy vajzave të mitura në New Delhi ka tronditur Indinë. Një vajzë që ishte vetëm 2 vjeçe e gjysmë, ishte rrëmbyer panë shtëpisë, përdhunuar dhe më pas ishte braktisur e gjakosur në një park. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat vendase fillimisht shefi i policisë Dependra Pathak.

Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë autoritetet indiane u vunë në kërkim të autorëve dhe kanë arrestuar dy adoleshentë.

Ndërkohë rasti i dytë ishte ai i përdhunimit të një vajze 5-vjeçare, ngjarje për të cilën policia ka arrestuar tre persona.

Ngjarjet kanë tronditur Indinë, e cila regjistron me dhjetëra përdhunime në javë në të gjithë vendin, ndërsa shoqata të ndryshme kanë protestuar duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: