INDI- India, vendi që shpiku manualin e seksit, Kama Sutrën, ka bllokuar 857 faqe pornografike për të ndaluar degradimin e shoqërisë. Qeveria publikoi një dokument 17-faqesh me sitet që duheshin bllokuar për të ruajtur moralin e shtetasve indianë,shkruan “koha.net”.

Kundër kësaj është shkrimtari Chetan Bhagat: “Censurimi i pornografisë është anti-liri dhe nuk është as një lëvizje e zgjuar politikisht. Nuk duhet ndërhyrë në jetën private të njerëzve”.

India është në vendin e dytë në botë pas Kinës për numër përdoruesish të internetit.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: