India ka dërguar ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Turqinë e goditur nga tërmeti. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indisë, Arindam Bagchi tha se Delhi kishte dërguar grupin e tij të parë të ekipeve me furnizime mjekësore, skuadra të trajnuara qensh, makina shpimi dhe pajisje të tjera të nevojshme.

Ai postoi në Twitter foto nga furnizimet që po ngarkoheshin në një aeroplan të forcave ajrore indiane, i cili u nis nga Delhi herët sot në mëngjes.

Të hënën, kryeministri Narendra Modi tha se “mendimet e 1.4 miliardë njerëzve të Indisë janë me popullin e prekur nga tërmeti në Turqi”. Ambasadori turk në Indi Firat Sunel ka shprehur mirënjohjen e tij duke thënë se “një mik në nevojë është vërtet një mik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: