NJU DELHI

India është ndër shtetet që ka njohur rritje të madhe të personave të infektuar dhe të vdekur për shkak të koronaviriusit.

Në 24 orët e fundit, India ka raportuar mbi 1000 të vdekur për shkak të Covid-19.

Saktësisht, në Indi kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të virusit, 1 040 persona.

Numri total i të vdekurve nga Covid-19 në Indi deri tani është 95 574 individë.

Ndërsa, numri i të infektuarve nga koronavirusi në orët e fundit në shtetin indian ka shkuar në 82 767 njerëz.

India numëron deri tani 6 073 348 të infektuar me Covid-19, duke pasur numrin e dytë më të lartë të të infektuarve në glob, pas SHBA-ve.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb