India ka testuar me sukses një version të ri të raketës së saj supersonike BrahMos.

Qeveria e Indisë njoftoi se raketa e lëshuar nga një poligon testimi në Chandipur, në brigjet e shtetit Odisha, ishte pajisur me “teknologji të avancuara indigjene dhe ndoqi një trajektore optimale të modifikuar për efikasitet të shtuar dhe performancë të përmirësuar”.

“Në këtë fluturim, raketa ndoqi trajektoret e parashikuar duke përmbushur të gjitha objektivat e misionit. Raketa me shumë manovra fluturoi me shpejtësi supersonike për rrezen e saj maksimale dhe të gjitha objektivat e misionit u përmbushën”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në njoftim testimi u përshëndet si një “moment historik në rrugën përpara për programin BrahMos”.

Organizata e Hulumtimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes së Indisë (DRDO) tha se misioni “vërtetoi me sukses shumë sisteme të reja indigjene, duke demonstruar aftësi të zgjeruara”.

Raketat supersonike BrahMos mund të lëshohen nga nëndetëset, anijet, avionët ose toka.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb