Trafiku i brendshëm ajror i Indisë ka thyer rekordin me 4.56 milionë pasagjerë që kanë fluturuar brenda një dite. Rekordi është shënuar më 30 prill – në ditën kur në Indi janë realizuar 2.978 fluturime.

“Rritja e trafikut të brendshëm të pasagjerëve, pas periudhës së COVID-it, reflekton rritjen ekonomike të Indisë”, ka thënë ministri i Aviacionit, Jyotiraditya Scindia. Rimëkëmbja ekonomike e Indisë pas pandemisë ka nxitur një bum udhëtimesh.

Më shumë se 37.5 milionë pasagjerë janë transportuar nga linjat ajrore vendase vetëm në tre muajt e parë të vitit 2023. Kjo nënkupton rritje për 51.7% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: