India ka zgjatur edhe për dy javë izolimin kombëtar për shkak të koronavirusit. Udhëzimet e reja që u prezantuan sot, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbra.
Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme.

India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë shtet janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19.

Ministria e Brendshme tha se masa e izolimit do të vijojë deri në 18 maj. Mirëpo sot në këtë shtet është shënuar rekord i rasteve të reja, ku kanë humbuar jetën 1,100 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: