Qeveria e Indisë ka pranuar të lirojë nga burgu avokatin e lartë nga Kashmiri, Mian Abdul Qayoom, i cili është arrestuar që nga gushti i vitit të kaluar.

Qayoom u ndalua në bazë të Ligjit të Sigurisë Publike, sipas të cilit një person mund të arrestohet pa ndonjë akuzë zyrtare dhe pa proces gjyqësor. Sipas ligjit, paraburgimi që nga Amnesty International në vitin 2016 është përshkruar si një ligj mizor, mund të zgjasë deri në 2 vjet.

Dy ditë më parë, qeveria i tha Gjykatës së Lartë të vendit se arrestimi i avokatit nga Kashmiri nuk do të zgjatet pas 6 gushtit.

Në seancën e sotme, qeveria pranoi për lirimin e avokatit.

“Po, Qeveria e Indisë ka pranuar ta lirojë. Ai do të lirohet nesër”, tha  Dyshyant Dave, avokati i lartë i Gjykatës Supreme që përfaqëson Qayoom-in.

73-vjeçari Qayoom, i cili është kryetar i Shoqatës së Avokatëve të Gjykatës së Lartë të rajonit Xhamu dhe Kashmir, u arrestua verën e kaluar në një goditje masive, në të cilin thuhet se mijëra persona u arrestuan në prag të ndryshimeve të statusit të rajonit Xhamu dhe Kashmir.

Në fund të janarit, familja dhe miqtë e tij tha se Qayoom kishte “pësuar sulm në zemër”, gjë që shkaktoi kërkesën për lirimin e tij të hershëm.

Qayoom u mbajt në një burg në provincën Uttar Pradesh të Indisë nga ku më pas u transferua në burgun Tihar në New Delhi, pas përkeqësimit të shëndetit të tij.

Kashmiri, një rajon i Himalajeve me shumicë muslimane, administrohet në pjesë nga India dhe Pakistani, por nga të dyja vendet pretendohet i plotë. Një pjesë e vogël e Kashmirit po ashtu administrohet nga Kina.

Disa grupe nga rajoni Xhamu dhe Kashmir kanë luftuar për pavarësi kundër sundimit indian ose për bashkim me Pakistanin fqinj.

Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, mijëra persona raportohet se janë vrarë në këtë konflikt që nga viti 1989.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb