INDIA

India duket se është ‘dorëzuar’ para COVID_19 ndërkohë që po shënon shifra galoponte. Në 24 orët e fundit vendi i dytë më i populluar i botës ka regjistruar shifrën më të lartë të infektimeve gjatë pandemisë në gjithë globin, 314 mijë ëe 835 raste të reja.

Po ashtu 2 mijë e 104 pacientë humbën jetën, më shumë se çdo ditë tjetër në Indi, vetëm nga COVID-19.

India po vuan nga vala e dytë e COVID-19, por kriza më e madhe është tek oksigjeni, pasi autoritetet nuk po u mundësojnë të gjithë pacientëve atë.

Mediat raportojnë se shumë pacientë kanë vdekur në pritje të oksigjenit të nevojshëm për t’u trajtuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb