INDONEZI

Avioni i cili kishte humbur kontaktet 1 minutë pas nisjes nga Xhakarta, në Indonezi është rrëzuar në det. Lajmi është konfirmuar nga televizionet lokale të cilat kanë cituar rojet bregdetare.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesë të avionit në det, në zonën ku humbi gjurmët, gjë që konfirmon rrëzimin e tij. Në avionin, i cili do të ulej në Pontianak ndodheshin 62 persona, mes tyre 4 pilotë, 4 ekuipazh dhe 65 pasagjerë, 3 foshnje dhe 7 fëmijë.

Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se Fluturimi SJ182 “humbi më shumë se 3 000 metra lartësi, 1 minute pas nisjes nga Xhakarta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: