Numri i të vdekurve nga zjarri masiv që përfshiu burgun në provincën Banten të Indonezisë të mërkurën është rritur në 44.

Zëdhënësja e Departamentit të institucioneve korrektuese në Ministrinë e Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, Rika Aprianti tha se tre persona të tjerë vdiqën gjatë trajtimit për shkak të plagëve të rënda nga djegia.

“Tre persona vdiqën sot, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 44”, tha sot Aprianti  duke shtuar se 5 të tjerë janë ende në spital.

Zjarri shpërtheu në Bllokun 2C të Burgut Tangerang, i cili u pushtua nga 122 shkelës të drogës, rreth orës 1:45 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Policia ende është duke hetuar shkakun e zjarrit, por ministrja e Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut, Yasonna Laoly u tha gazetarëve se dyshohet se ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër.

Ajo tha se burgu pranë kryeqytetit Xhakarta u ndërtua në vitin 1972 dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë riparim të instalimeve elektrike.

Dhomat e paraburgimit ishin të mbyllura kur shpërtheu zjarri, duke shkaktuar vdekjen e 40 personave në vend.

Burgu thuhet se është i stërmbushur, ku dënimet vuajnë më shumë se 2.000 persona, pavarësisht se kapaciteti i saj është për vetëm 600 persona.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb