Në vullkanin Sinabung, në ishullin Sumatra të Indonezisë, ka ndodhur shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë nacionale për menaxhim me katastrofa (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, tha se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani arritën lartësinë prej 7.000 metra.

Zyrtarët lokale bënë thirrje që banorët që jetojnë në afërsi të vullkanit të përdorin maska mbrojtëse si masë parandalimi nga shiu me hi, si dhe të ndalojnë aktivitete në rrezet prej tre deri në pesë kilometra nga vullkani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: