Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit Semeru në ishullin indonezian Java ka shkuar në të paktën 13.

Kjo është bërë e ditur nga agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturinat.

Dhjetë persona u nxorën të gjallë. Të paktën 57 persona u plagosën nga shpërthimi, duke përfshirë 41 të djegur.

Fshati Lumajang ishte i mbuluar me një shtresë të trashë llave të ftohtë dhe hirit. Banorët e një duzinë fshatrash të tjerë duhej të kalonin natën në strehimore dhe xhami.

Shpërthimi i fundit i madh i Semeru ishte në dhjetor 2020. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin Brez të Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të fortë sizmik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb