Një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e Sulawesi- t në Indonezi ditën e sotme tha Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës në platformën e saj X, duke shtuar se nuk kishte potencial për cunami.

Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.9 pikë dhe thellësinë fokale të tij në 109 kilometra.

Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme ose viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb