Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer përsëri duke lëshuar një kolonë masive hiri.

Qendra vullkanike për zbutje të rreziqeve gjeologjike tha se lëshimi i kolonës së hirit filloi në orën 6:07 të mëngjesit sipas kohës lokale.

“Kolona e ashpër u ngrit në 1.000 metra mbi lartësinë e malit ose 3.460 metra mbi nivelin e detit”, tha qendra.

Po ashtu njoftoi se era çoi kolonën e hirit drejt lindjes, jugut dhe juglindjes.

Shpërthimi u regjistrua në një amplitudë maksimale prej 15 mm dhe një kohëzgjatje prej 11 minuta e 59 sekonda.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim të nivelit të tretë për të monitoruar statusin e vullkanit Sinabung.

Qendra e vullkanit po ashtu paralajmëroi banorët dhe vizitorët të qëndrojnë 3 kilometra larg nga krateri aktiv.

Vullkani po ashtu shpërtheu edhe të hënën, duke e ngritur hirin dhe tymin 5.000 metra mbi kraterin e saj.

Sinabung për herë të parë u aktivizua në vitin 2010. Gjithsej 23 persona humbën jetën nga shpërthimet në vitet 2014 dhe 2016.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb