Presidenti indonezian Joko Widodo deklaroi se qeveria nuk do t’i lehtësojë shpejt kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Nuk kam plan të lehtësoj kufizimet sociale në shkallë të gjerë”, tha Joko në një takim të kabinetit.

Spekulimet se qeveria po ndërmerr hapa për të rihapur ekonominë u shfaqën javën e kaluar, pasi kreu i task force Covid-19 tha se mbi 45-vjeçarët mund të ktheheshin në punë.

Trafiku në kryeqytetin Xhakarta, ka qenë më intensiv ditët e fundit në funksion të Bajramit, festës myslimane që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pjesa më e madhe e vendit i është nënshtruar bllokadës së pjesshme që kur rastet e para Covid-19 u raportuan në fillim të marsit.

Ekspertët paralajmëruan se është shumë herët për rihapjen, duke thënë se kurba duhet ende të ulët.

“Të lësh njerëzit të shkojnë në punë me supozimin se ata nuk rrezikojnë të vdesin në bazë të të dhënave në spital është politikë e keqe”, tha Pandu Riono, një epidemiolog në Universitetin e Indonezisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb