Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi ishullin indonezian Sumatra.

Epiqendra e tërmetit ishte 255 kilometra në jug të Sinabanit, një qytet në bregun lindor të ishullit Simeulue, i cili shtrihet në brigjet perëndimore të Sumatrës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 2 kilometrash.

Deri më tani, nuk është raportuar për asnjë rast fatal ose dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb