XHAKARTA

Indonezia ka konfirmuar të premten edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e cuar në katër numrin e të prekurve nga ky virus në këtë vend.

Të dy indonezianët ishin në të 30-at e tyre dhe ishin testuar pasi ishin në kontakt me dy rastet e konfirmuara të para, tha në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë Achmad Yurianto.

Indonezia kishte njoftuar rastet e para të konfirmuara të hënën. Të prekur nga koronavirusi u konfirmuan një nënë dhe vajza e saj, që jetonin në zonën e Depok afër Xhakartës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb