Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës riher ka goditur brigjet e provincës Sulaëesi të Indonezisë.

Qytetarët janë larguar të alarmuar nga shtëpitë dhe janë evakuar nga banest. Tërmeti ndodhi rreth orës 10:30 sipas asaj lokale dhe epiqendra ishte në detin Flores.

Ai preku rajonin e Nusa Tenggara Lindore, thanë zyrtarët.

Nuk raportohet ende për të lënduar apo dëme të mëdha, por vendasit thanë se ndjenë lëkundje të fuqishme.

Paralajmërimet për cunami për zonën u hoqën më vonë të martën.

“Të gjithë ishin të shokuar. Ata po iknin nga shtëpitë e tyre. Disa ishin gati të vraponin drejt kodrave”, ka thënë Takdir, një banor për BBC Indonesia.

Megjithatë, ai shtoi se shumica e njerëzve tani ishin “rikthyer në aktivitetet e tyre normale”, duke shtuar se nuk kishte asnjë shenjë të një cunami.

Tërmeti vjen vetëm 10 ditë pas shpërthimit të madh vullkanik të malit Semeru në ishullin Java, i cili vrau të paktën 46 njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: