Kompanitë gjermane janë të gatshme të furnizojnë Ukrainën me më shumë se 100 tanke beteje , duke përfshirë tanke Leopard dhe tanke të rinovuara britanike Challenger 1, raportoi gazeta Handelsblatt.

Gjermania mund të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, të cilat fillimisht ishin të destinuara për Republikën Çeke dhe Sllovakinë, tha gazeta.

Ukraina po i lutet Perëndimit që t’i dërgojë tanke të rënda, ndërsa shefat e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë po drejtoheshin për një përballje me armët që Kievi thotë se mund të vendosin fatin e luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb