Xhani Infantino i jep një mesazh të rëndësishëm botës së futbollit: “E dimë që futbollit është në vështirësi, ndaj po punojmë për të patur një fond dhe një strukturë qeverisëse të pavarur si dhe zgjidhje më fleksibël për t’u bërë ballë nevojave të klubeve në këto momente”. Presidenti i FIFA-s më pas shton: “Për këtë arsye kam kërkuar që të përshpejtohet paghesa e pjesës së dytë për kostot tuaja operative dhe për të hequr dorë nga përmbushja e detyrimeve për këtë vit dhe për vitin e shkuar. Nuk do t’i lëmë vetëm klubet”.

Infantino më pas përsëriti deklaratat e bëra më herët në lidhje me fillimin e kampionateve. “Asnjë ndeshje, asnjë veprimtari nuk vlen rrezikun e një jete njerëzore. Do të ishte e papërgjegjshme të rifillojmë garat nëse gjërat nuk janë 100% të sigurta. Nëse do të na duhet ende të presim, do ta bëjmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb