Infektime të tjera brenda institucioneve publike dhe arsimore janë regjistruar sot në Urë-Vajgurore. Një mësuese në shkollën “5 Maji” ka rezultuar “pozitive” me Covid-19.

Mësuesja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e karantinuar në banesën e saj.

Mësohet se ajo është infektuar nga kolegia e saj e punës që rezultoi dje “pozitive”, me të cilën udhëtonte në të njëjtën makinë për të shkuar në punë.

Infektimet me SarsCov-2 janë rikthyer edhe brenda bashkisë Dimal. Një punonjës i mirëmbajtjes dhe pastrimit në këtë bashki është konfirmuar pasditen e sotme “pozitiv” me koronavirus. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, bëjnë me dije se, janë kryer dezinfektimet e të gjitha ambienteve të bashkisë Dimal si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të punonjësit të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb