Rastet me Covid-19 janë shtrirë gjerësisht në çdo institucion vendor dhe arsimor në qarkun e Beratit.

1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drenovicë dhe 1 mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit” janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19.

Mes të infektuarve të ditës së sotme regjistrohen edhe: 1 parukiere, 1 shofer administrate dhe 1 punëtor në fabrikën e lëkurëve në Berat.

Infektimet kanë vijuar edhe mes bluzave të bardha në Spitalin Rajonal të Beratit dhe në Poliklinikën e Specialiteteve, ku janë konfirmuar të infektuar: 2 infermier në Poliklinikën e Specialiteteve dhe 1 infermier në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat, ndërkohë që pozitiv me koronavirus ka dalë sot edhe 1 infermier tek Posta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb