Supermarketet në Britaninë e madhe janë futur në garë me njëra-tjetrën për të siguruar ushqime të bollshme.

Kjo pasi rastet me COVID-19 në Britani të Madhe janë në rritje dhe qytetarët i druhen një izolimi të mundshëm.

Të infektuarit me virus në Britani janë rritur së tepërmi. Vetëm dje janë regjistruar më shumë se 44 mijë raste të reja. Gazetarët e Reuters thanë se artikujt ushqimorë ishin gjerësisht të disponueshëm në dyqanet e Londrës edhe pse kishte disa mungesa të ujit në shishe, pije freskuese dhe disa sallata dhe produkte mishi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën,” i tha Sky sekretari i biznesit Këasi Këarteng kur u pyet në lidhje me raportet e rafteve të zbrazët të supermarketeve në disa zona. “Ne po monitorojmë situatën.”

Grupi i dytë më i madh i supermarketeve në Britani, Sainsbury’s tha se klientët përgjithësisht do të ishin në gjendje të gjenin produktet që ata dëshironin, megjithëse ndoshta jo çdo markë.

“Ne jemi duke punuar shumë për të siguruar që klientët të mund të gjejnë atë që u nevojitet”, tha një zëdhënës i Sainsbury.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb