Është mbyllur gjykata e Pogradecit pasi kane rezultuar me COVID-19 punonjës së këtij institucioni.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se sipas burimeve, bëhet e ditur se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 17 mars, pasi janë prekur nga COVID, 3 gjyqtarë,4 sekretare dhe drejtuesja e Prokurorisë.

Ka qenë njëra prej sektetareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët.

Po të njëjtat burime shtojnë se do të merren tamponë edhe për kontaktet e ngushta të tyret, ndërsa kryetarja e gjykatës rezulton ta ketë kaluar Covidin më herët edhe për këtë me shumë mundësi do të qëndrojë në gatishmëri për masat e sigurisë.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, pas mbylljes së këtij institucioni, do të bëjë të mundur dizinfektimin e plotë të saj.

Rastet me Covid janë shtuar edhe në Bashkinë e Pogradecit, ku rezultojnë të prekur 3 zv/kryetarë dhe disa drejtorë drejtorish, ndërsa duhet thënë se vijon të jetë i lartë numri i aktivëve në qarkun e Korçës.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se aktivë janë 880 persona.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb