Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli, tregoi fëmijët e infektuar me virusin dhe si e përballojnë ato betejën me sëmundjen.

Sipas mjekes, ka pasur një rritje të infektimit të fëmijëve, por për fat të mirë, ata nuk paraqesin komplikacione të shumta. Po ashtu, mjekja nënvizoi se fëmijët deri më tani, nuk kanë paraqitur komplikacione post-COVID.

“Edhe te ne është pasqyruar rritja e rasteve pozitive në këtë valë të re të COVID-it. Kemi një rritje të ritmit të shtrimeve në fëmijë të formave të mesme të moderuara, por fatmirësisht situata klinike është në kontroll.

Fëmijët ranimohen brenda disa ditësh dhe na kanë dhënë mundësi të mos kalojmë kapacitetet spitalore. Fatmirësisht shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë, s’kemi asnjë rast deri më tani me komplikacione post-COVID”, tha mjekja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb