Në studion e emisionit “Real Story” në News24 u diskutua edhe mbi mundësinë e infektimit me koronavirus pas injektimit të dozës së parë të vaksinës, referuar rastit të mjekut Pëllumb Pipero.

Specialistët ishin të mendimet që edhe pas dozës së dytë të vaksinës askush nuk është i mbrojtur 100%.

Tomini: Nga të gjitha studimet deri në ditën e 10 që fillon një reagim antikorpal dhe gjatë kësaj kohe askush nuk e mohon faktin që duhet të ulim kujdesin e mbajtjes së maskës. Edhe pasi bën dozën e dytë rekomandohetmbajtja e maskës dhe distancim publik. Imunizimi i plotë vjen pas 21 ditësh të dozës së dytë.

Alimehmeti: Edhe pas dy dozash efektiviteti nuk është 100%, 94.7 thotë Pfizer .Kjo mendohet që të ulë rastet e rënda

Lubonja: Këtu në Itali ka edhe qëndrime kritike mbi vaksinën, ka edhe mjekë edhe infermierë që refuzojnë ta bëjnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: