Rreziku për infektimin me Covid-19 është i lartë, por me rinisja e kampionateve i përball skuadrat dhe futbollistët me një tjetër problem të madh. Alarmi vjen nga mjekët e Barcelonës. Në raportin e tyre të zbuluar dh publikuar nga e përditëshmja spanjolle “AS”, bëhet e ditur se klubet duhet të presin një numër shumë të lart dëmtimesh në muajin e parë pas fillimit të ndeshjeve. Sipas mjekëve katalunjas, skuadrat duhet të presin nga pesë deri në dhjetë lojtarë të lënduar. Ka disa arsye në këtë për këtë parashikim kaq pesimist. Si fillim periudha e gjatë pa aktivitet.

Nintchdbpict000551800541 E1579801893552
Nintchdbpict000551800541 E1579801893552

Pavarësisht se janë stërvituar në shtëpi, kjo nuk mjafton për një futbollist profesionist, që me fillimin e ndeshjeve duhet të përballet me sforco të mëdha fizike. Mungesa e një përgatitje normale që jep ngarkesën e nevojshme dhe fusha e lojës do të kenë impakt shumë negativ. Po ashtu, kur të rinisë kampionati parashikohet një kalendar i ngjeshur, çka e bën të vëshirë rikuperimin e lojtarëve nga njëra sfidë në tjetrën. Kështu, një tjetër alarm që si rrallë herë në këtë periudhë nuk lidhet drejpërdrejtë me pandeminë e Covid-19.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb