15 muaj pas mbylljes spitali infektiv di të rihapet sërish në një tjetër strukturë spitalore brenda QSUT.

Burime për News 24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se spitali i vetëm terciar në vend do të vendoset në ambientet e ish-spitalit Covid 3 dhe do të jetë funksional nga dita e hënë dhe në vijim.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se spitali i vetëm Covid i vendosur në godinën historike të Infektivit do të vijojë të mbahet i hapur për rastet e urgjencave dhe shtrimeve covid pa një datë të përcaktuar.

Ndërkohë pritet reduktim i ndjeshëm i stafit në spitalin Covid 1 dhe pjesa më e madhe e personelit do t’i rikthehet trajtimit të të sëmurëve kronikë që për 15 muaj thuajse mbetën pa një spital të dedikuar dhe vetëm një pjesë qe kishin patologji të rënda u transferuan në pavionet e QSUT. Me mbarimin e pandemisë qeveria ka premtuar shembjen e ndërtesës së vjetër të Infektivit dhe ndërtimin në vend të saj të një spitali të ri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb