Pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa. Kështu, deri tani është vënë në karantinë infektivi i QSUT-së.

Gazetari Erjon Skëndaj shpjegon për “News 24” e “Balkanweb” edhe faktin si do të funksionojnë vizitat në QSUT.

Gjithë hapësira këtu është në karantinë. Do të hyjnë vetëm personeli. Personat që vijnë këtu i sjell auto-ambulanca e dedikuar. MSH dhe OBSH kanë thënë se pacientët duhet të mos dynden në Urgjenca. Nëse ka komplikacione të rënduara, ata me ambulanca të dedikuar vijnë dhe shtrohen këtu. Të gjithë pacientët që dyshohen me koronavirus, duhet të vetëkarantinohen. Ky është protokolli bazë. Kjo karantinë ka 76 shtretër”, tha gazetari Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb