Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës. Gazetarja Brikena Metaj bën me dije për “BalkanWeb” se shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë afro gjysma e klasës.

Izolimi i nxënesve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes se zinxhirit te infektimit tek nxenësit e tjerë të klasës. Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë te plota.

Gazetarja bën me dije se janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë konstatuar punonjës të prekur me Coronavirus.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb