BULQIZA

Katër mësues në shkollën 9- vjecare “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 pas testimit të bërë nga ana e mjekëve epidemiologë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.

Burime për BalkanWeb pranë kësaj Njësie thanë se po vijon hetimi epidemiologjik dhe se ende nuk ka një vendim për pezullimin e mësimit.

Aktualisht në të gjithë Qarkun Dibër janë 59 qytetarë të infektuar aktiv me Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb