Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka gjithsej 12 persona-punonjës të infektuar me Covid-19. Shtatë punonjës tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror kurse 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.

Numri i viktimave është rritur në 23, ndërsa autoritetet janë detyruar që të imponojnë masa të reja shtrënguese për sa i përket lëvizjes së njerëzve për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për të mos qëndruar bashkë dhe për të ruajtur distancimin social.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb