Koronavirusi ka prekur dhe një ndër aktorët më të famshëm në botë. Bëhet fjalë për aktorin Dwayne Johnson, i cili ka rezultuar pozitivë bashkë me bashkëshorten Lauren dhe dy vajzat Jasmine dhe Tiana.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku thekson mes të tjerash se lufta me koronavirusin ka qenë sfida më e madhe në familjen e tij.

“Faleminderit zotit, jemi mirë me shëndet. Mund tiu them se ka qënë periudha më e vështirë e jetës, sfida më e madhe që kemi kaluar si familje.

“The Rock” ka shtuar se kjo ishte shumë më e rëndë se përplasjet, aksidentet, apo thyerjet e kockave, të cilat aktori i ka pasur të shpeshta.

Aktori iu është drejtuar ndjekësve, duke iu kërkuar të bëjnë kujdes, të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe kushtet higjenike.

Aktorii
Aktorii

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb