KAVAJA

Disa raste të reja janë identifikuar në Kavajë teksa bëhet fjalë për përhapje të COVID-19 në institucione publike dhe private.

Gazetari Kelmend Baçi raporton për BalkanWeb se pikërisht një drejtor banke private është infektuar me COVID-19, dhe pozitive ka dalë edhe gruaja e tij mësuese gjimnazi në qytet.

Dy raste të reja me COVID-19 kanë dalë në Urgjencën e Spitalit të Kavajës, të cilët janë dy infermierë që punojnë aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb