Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo ka rezultuar me koronavirus. Përmes një komunikate për mediat bëhet e ditur se Imzot Frendo, 74 vjeç, është shtruar në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore që ka shfaqur gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mësua se dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa për shkak të moshës ai u transferua me një avion drejt një klinike të specializuar në Athinë.

NJOFTIMI I KISH
Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb